23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Zhvendosja e Besnik Eminit, Ademi: Veprim i turpshëm kundër shqiptarëve

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar ndaj rastit të gjeneralit Besnik Eminit, transmeton TV21.

Ka kritikuar koalicionin qeveritar, VLEN duke vlerësuar se veprime të këtilla, si zhvendosja e Eminit nga posti i Komandantit në një pozitë administrative, paraqet shpërbërje të Marrëveshjes së Ohrit.

“Turp, e shkuar turpit!
Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve – një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë – drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes është vazhdimësi e deshqiptarizimit dhe defaktorizimit të shqiptarëve në institucionet më të larta shtetërore.
VMRO-VLEN me veprime të tilla po shpërbëjnë Marrëveshjen e Ohrit, veprime që nuk i ngjajnë aspak një shteti anëtar i NATO-s.
Si ishte ajo: rrini rehat, a?!”, shkruan Ademi.

Të ngjajshme

Të fundit