16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ziberi: VLEN s’do ti marrë pozicionet qeverisëse që i ka BDI sot!

Arben Ziberi nga Fronti Europian thotë se që në fillim, VLEN-i nuk është në avantazh në bisedimet për hyrje në qeveri me VMRO-DPMNE-në. Ziberi në Daily Click në TV21 tha se VLEN nuk do të arrijë të marrë pozicionet qeverisëse që sot i ka BDI.

“Prej tash shihet se janë në pozitë disavantazhi. Në kuptimin e përfaqësimit si shqiptarë në institucionet shtetërore. Këto e kanë të qartë se nuk mund të kenë pozitat dhe pozicionin që ka sot BDI dhe për atë mundohen para publikut të arsyetohen. Këto thonë se nuk është me rëndësi ministri, por ministria, po ti pa ministër, me një ministër të VMRO-së, do ta kesh ministrinë shqiptarët, kjo është qesharake. Sikur të kishin këta legjitimitetin, të ishin numrat në të kundërtën, besoni se nuk do të flisnin kështu, sepse do ta kushtëzonin Hristijan Mickoskin me numra , por Hristijan Mickoskit i pengon BDI dhe Fronti Europian sepse e di se ku është legjitimiteti i shqiptarëve”, pohoi Ziberi.

Të ngjajshme

Të fundit