25.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gra përfundojnë në toksikologji

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gra përfundojnë në toksikologji

0
207

Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, ka thënë MPB.

Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa jozyrtarisht zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.