U shfaq në fillim si një lider i moderuar dhe në një stil aspak të zakonshëm për një politikan Ballkani, kjo pasiqë Zoran Zaev, me 31 tetor të vitit 2021 pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pasi pësoi disfatë në zgjedhjet lokale nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Por, si duket perdja prej të moderuarit Zaevit nuk i ka zgjatur më shumë se një vit.
Si problematikë e ka shtjelluar muaj më pare Agjencia e lajmeve Zhurnal, ndërkohë që edhe sot ju sjellim paksa më të detajuar përfshirë dhe deklarimet e tij të fundit.
Ai është rikthyer me një marifet “zjarri” në prapaskenë që rrezikon të shkaktojë turbulenca politike të atilla që mund ta kthejnë Maqedoninë e Veriut dekada mbrapa në bazë të asaj që po lexohet dhe konkludohet kohës së fundit në shkrime dhe analiza të ndryshme.
A e ka ndërmend Zaev të kthehet në pushtet, të rrëzojë pasardhësin e tij në parti dhe aktualisht kryeministër, Dimitar Kovaçevskin, të bëjë aleancë me kundërshtarin kryesor, liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin; ta eliminojë politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në.
Ndonëse gjithnjë që nga dita kur u dorëhoq ka thënë se nuk e ka ndërmend të kthehet në politikë, megjithatë duket se Zaevit i kanë mbetur peng edhe shumë gjëra të cilat si duket nuk ka arritur ti bëj gjatë kohës sa ishte në pushtet.