23.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

VMRO akuzon Kovaçevskin dhe gruan e tij për investime milionash në tokë shtetërore!

Derisa Kovaçevski është kryeministër, gruaja e tij merr tokë shtetërore për ndërtimin e një centrali fotovoltaik. Kështu akuzojnë sot nga VMRO – DPMNE e Mickoskit, përcjell KlanM.

“Bashkëshortja e Kovaçevskit merr 1119 m2 për 70 denarë për m2 me vendim të Qeverisë, të cilin në vend të Kovaçevskit e nënshkruan Artan Grubi. Biznesit nga i cili Kovaçevski pretendonte se ishte larguar dhe ia kishte lënë kumbarit të tij, tani po i hyn gruaja e tij dhe e gjithë kjo derisa ai është kryeministër”, thonë nga VMRO.

Nga partia e Mickoskit, siç përcjell KlanM, akuzojnë se toka që Kovaçevska e ka marrë nga Qeveria është pjesa e fundit e enigmës, sipas tyre, për formimin e parcelës dhe marrjen e lejeve të ndërtimit.

“Siç raportojnë mediat, bëhet fjalë për një investim të një termocentrali 1.8 megavat, ndërtimi i të cilit kushton mbi 1 milion euro. Ndërkohë që njerëzit po vdesin nga uria, familja e Kovaçevskit hyn në biznese miliona dollarëshe. Prandaj duhen ndryshime”, thuhet më tej në reagim./KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit