Kosova rikthehet në fushë gjatë muajit tetor, me dy përballjet e eliminatoreve të Euro 2024: kundër Andorrës në transfertë (12) dhe Izraelit në “Fadil Vokrri” (15).
Dardanët kanë zhgënjyer me performancat e tyre në grupin I, aty ku renditën në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 takime.

Kosova i mbyll eliminatoret me dy sfidat e muajit nëntor. Ndaj Zvicrës jashtë fushe dhe me Bjellorusinë në kryeqytet, Prishtinë.
Dueli emocionues kundër kombëtares helvete do të zhvillohet në qytetin e Baselit (18 nëntor) sipas njoftimit të FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës).
