Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, theksoi nevojën për një fazë të re të decentralizimit, me më shumë të hyra vetanake dhe kompetenca më të mëdha për pushtetin lokal. Sipas tij, komunat duhet të kenë më shumë mundësi për të vendosur dhe vepruar në interes të qytetarëve.
Kasami nënvizoi se vetëqeverisja lokale duhet të jetë demokratike dhe e lirë, ndërsa qytetarët duhet ta ndjejnë praninë dhe funksionin e komunës në jetën e përditshme. Ai e cilësoi forcimin e pushtetit lokal si një hap të rëndësishëm në zbatimin e mëtejshëm të frymës së Marrëveshjes së Ohrit.




