29.7 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

E ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit në fokus, ja emrat që do të jenë në Panelin e Dytë

Ju prezantojmë panelistët e Panelit të Dytë:
Tema: E ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme
Data: 12 gusht 2026
Vendi: Klubi i Deputetëve
PANELISTËT
Znj. Venera Latifi Azizi
Moderatore e panelit
Z. Ilir Kulla
Ekspert për Çështje Rajonale dhe Diplomaci
Z. Izet Mexhiti
Kryetar i Komunës së Çairit dhe politikan
Z. Agon Ferati
Ministër i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive
Z. Timço Mucunski
Ministër i Punëve të Jashtme
Znj. Adelina Marku
Diplomate dhe kolumniste
Paneli i dytë trajton temën “E ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme”, me fokus në rëndësinë e Marrëveshjes për stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të vendit. Diskutimi sjell perspektiva të ndryshme politike, institucionale dhe diplomatike.
Do të trajtohen aspektet politike dhe rajonale të Marrëveshjes, duke vënë theksin te zbatimi i saj dhe sfidat e së ardhmes. Do të ceket edhe roli i institucioneve në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.
Rol të veçantë do të zë rëndësia e stabilitetit dhe marrëdhënieve ndëretnike në perspektivën evropiane të vendit.