16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Arbitër strugan në derbin e Kupës Shkupi – Shkëndija

Të mërkurën nga ora 13:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e 1/4 në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Sigurisht që vëmendjen më të madhe e tërheq super ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës, që mund ë të thuhet se është finale para finales. Nderin e arbitrimit të këtij dueli e ka arbitri strugan Jovan Kaçevski, aktualisht ndoshta një nga arbitrat më të mirë të vendit tonë, nëse jo edhe më i miri. Në Kratovë drejtësinë do ta ndajë Stojançe Stojanovi nga Shtipi, ndërsa në Strugë në “qendër” do të jetë Igor Stojçevski nga Shkupi.

Dhe në ndeshjen e fundit, që është dueli mes Maqedonisë së Gjorçe Petrovit të trajnerit Muharrem Bajrami, dhe Akademisë së Pandevit, arbitër kryesor do të jetë Krumislav Gjorgjievi nga Shtipi.

DYSHET DHE ARBITRAT PËR çerekfinalen – e mërkurë (13.00)
SHKUPI – SHKËNDIJA: Jovan Kaçevski (Strugë).
STRUGA TL – BREGALLNICA: Igor Stojçevski (Shkup)
MAQEDONIA GJ.P. – A. PANDEVI: Krumislav Gjorgjievi (Shtip)
SILEKSI – VARDARI: Stojançe Stojanov (Shtip)

Të ngjajshme

Të fundit