6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Grida Duma lë mandatin e deputetes!

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Grida njoftoi lënien e mandatit.

Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbu,. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Por pengu im i ditës së fundit, goditja që më më bënin mua, godisnin tim bir, nuk do tja fjal kurrë politikës së llumit Uroj që këto goditje për të të kenë qenë mësim  për jetën që ai të njoh fytyrat e shtiruara”- tha ndër të tjera Grida Duma.

Duma ka mbajtur postin e Zëvendësministres e Integrimit të Republikës së Shqipërisë nga tetori 2011 deri shtator 2013 në kabinetin Berisha.

Në vitin 2014 ajo u votua si  Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ndërsa në 2017 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për tu rizgjedhur si deputete më 25 prill 2021 me 8.7 mijë vota.

Të ngjajshme

Të fundit