Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë.
Në rend dite të seancës janë Propozim-vendimi për rregullimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të zyrtarëve në Kuvend. Propozim-vendimi për mënyrën e rregullimit të pagave të të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kryejnë punë tekniko-ndihmëse dhe nuk kanë status të zyrtarëve administrativë, si dhe Propozim-vendimi për mënyrën e funksionimit dhe sigurimit të mjeteve për realizimin e kontakteve të deputetëve me qytetarët.
