19.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Uji në Shkup i sigurt për pije

– Uji në Shkup është sigurt për pije, tregoi rapoti javor laboratorik i NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 27 deri më 31 mars merr 180 kampione për analizë fiziko-kimike dhe 188 kampione për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjithë kampionët i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm – Gazeta zyrtare e RM-së. nr.183/18, informuan mëngjesin e sotëm nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup.

Këto informacione ndëmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për konroll sanitar, i cili në të vërtetë është laboratori i parë në vend, që e akrediton punën e saj sipas standardit ISO17025:2018.

Të ngjajshme

Të fundit