13.8 C
Skopje
E diel, 26 Prill, 2026

Kovaçevski: Së shpejti do të dihen emrat e ekspertëve nga fusha akademike që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se Ministria e Drejtësisë së shpejti do t’i publikoj; emrat e ekspertëve nga fusha akademikë nga grupi punues për ndryshime kushtetuese.

“Sa i përket komisionit, tashmë është në proces formimi në Ministrinë e Drejtësisë, e cila i publikoi ekspertët e partive politike. Gjatë periudhës së ardhshme do t’i publikojnë edhe ekspertët që vijnë nga fusha akademike, kryesisht nga fusha profesionale, gjegjësisht ata që janë marrë në praktikë me çështjet kushtetuese dhe pasi këtë ta bëjë Ministria e Drejtësisë, atëherë puna praktike do të fillojë në komision, i cili duhet t’i përgatisë amendamentet, të cilat më pas do t’i dorëzohem Qeverisë dhe do të hyjnë në procedurë parlamentare”, tha Kovaçevski në konferencë për shtyp.

Lidhur me kërkesën e maqedonasve-myslimanë për të hyrë në Kushtetutë, kryeministri Kovaçevski tha se kjo do të jetë edhe punë e komisionit, sepse nuk është vetëm një kërkesë, por bëhet fjalë për më shumë kërkesa.

Në lidhje me kundërshtimin e opozitës ndaj ndryshimeve kushtetuese, kryeministri tha se opozita ishte kundër anëtarësimit në NATO, pra ne jemi anëtare e NATO-s, ishte kundër marrëveshjes me Fronteks, ishte kundër fillimit të negociatave me BE-në, ndërsa ne i filluam negociatat.

“Ata ishin kundër kornizës së negociatave, Kuvendi ka nxjerrë konkluzione në përputhje me kornizën e negociatave, ndaj mbetet në dorën e deputetëve dhe ata kanë kapacitetin dhe vizionin demokratik për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët, sepse bëhet fjalë për një vendim për sigurimin e një procesi të qetë për negociatat me BE-në dhe hapjen e klasterave dhe arritjen e vendimeve të radhës, për të cilat përsëri kërkohet shumicë prej dy të tretash deri në hyrjen përfundimtare në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski.

Honoraret e ekspertëve, siç tha, duhet të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë. 

Të ngjajshme

Të fundit