23.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Xhaferi në konferencë në Pragë, temë kryesore agresioni rus ndaj Ukrainës dhe përgjigja e BE-së

Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe përgjigja e BE-së në kontekst më të gjerë gjeopolitik, do të jetë tema e parë e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, e cila do të mbahet sot dhe nesërnë pragë, ndërkaq në të cilën do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në konferencë, e cila është në organizim të dy dhomave  të Republikës Çeke, do të marrë pjesë edhe kryetarja e Parlamentit evropian, Roberta Mecola, si dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve-kandidate për anëtarësim.

“Tema e dytë do të fokusohet në rolin e BE-së në bashkëpunimin global mes shteteve demokratike dhe çështjes për varshmëri të vendeve-anëtare të BE-së nga regjimet totalitare”, kumtojnë nga Kuvendi.

Është paraparë me Konferencën të kryesojnë kryetari i Senatit, Millosh Vistrçil dhe kryetarja e Dhomës së deputetëve të Republikës Çeke, Marketa Pekarova Adamova.

“Me këtë ngjarje do të përfundojë dimenzioni parlamentar i kryesimit çek me Këshillin e Bashkimit Evropian, që zgjati prej 1 qershorit deri më 31 dhjetor të viit 2022”, thonë nga shtëpia ligjvënëse.

Në fund të Konferencës do të miratohen Konkludimet e kryesimit, të cilat, siç thonë nga Parlamenti, duke e pasur parasysh rëndësinë e inicimit të çështjeve, do të përmbajnë propozime dhe udhëzime për aktivitete të ardhshme.

Të ngjajshme

Të fundit