5.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, nga orët e mesditës në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme (mbi 60 kilometra në orë) dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 23 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 21 gradë.

Deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Të premten dhe të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, ndërsa nga e diela përsëri pritet destabilizim i motit.

Të ngjajshme

Të fundit