Eurodeputetët nga Komiteti i përzier parlamentar (KPP) dhe Komiteti për çështje kushtetuese të BE-së sot do të realizojnë takime në Kuvend.
Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, eurodeputetët e KPP-së do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Po ashtu, eurodeputetët nga KPP dhe të Komitetit për çështje kushtetuese të BE-së do të realizojnë takime edhe me koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së, Arbër Ademi, të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, të LSDM-së Jovan Mitrevski dhe të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
