Për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të jetë Kasandra Fernando, kryetare e Grupit të Miqësisë nga Parlamenti i Australisë.
Fernando do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me anëtarët e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Grupin Ndërparlamentar.
Është paraparë edhe takim me kryetarin e Grupit parlamentar të Kuvendi për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë, Zoran Kocevski, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.
