Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka kërkuar që rruga e sapo emëruar “Adem Jashari” në Çair të Shkupit të ndërrohet përsëri dhe të quhet ashtu siq ishte më parë “Brigada e dytë maqedonase”. Gjithashtu kjo e fundit ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ditën e djeshme duke thënë se po nxit urrejtje me retorika nacionaliste, informon POPULLI.mk.
Mos ndoshta po rikthehemi përsëri gjashtë vite prapa, atëherë kur VMRO-ja e Nikolla Gruevskit destabilizonte vendin? Çfarë të keqe ka nëse në një komunë me shumicë shqiptare, riemërohet një rrugë me emrin e një figure të njohur ndërkombëtarisht, siq është Adem Demaçi – “Mandela i Ballkanit”. Sigurisht se kjo gjë nuk është pranuar nga autoritetet e komunës së Çairit, të cilët kanë thënë se kjo vepër i ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe nuk është shkelur as edhe një ligj.
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu tha se në kohën e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka kaluar nëpër të gjitha fazat riemërimi i rrugës nga “Brigada e dytë maqedonase” në “Adem Demaçi” dhe për këtë nuk ka pasur as edhe një pengesë. Por një gjë e cila i pengon politikanëve maqedonas duket se është influenca e madhe që ka Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, e sidomos te popullata shqiptare. Ndoshta vizita e Kurtit ka mbjellur një frikë të jashtëzakonshme për të ardhmen e afërt duke i dhënë një përkrahje të madhe opozitës shqiptare këtu në vend. / © POPULLI.mk
