Pa ujë sot prej orës 11:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të lagjes “Vizbeg”.
Ndërprerja e ujësjellësit, siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi-Shkup” është për shkak të një defekti të tubacionit F2 në rrugën 5 lagjja “Vizbeg” si dhe një pjesë e rrugës 4.
Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e intervenimit.