Sot, bashkë me Kryetarin, z. Ali Ahmeti, dhe kolegë bashkëpartiakë, takuam delegacionin amerikan nga Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois, znj. Sarah Harbison, z. Noah Sanford, znj. Bride Sweeney, znj. Vanessa Tanner, z. Anthony Vega, z. Robert Williams si dhe z. David Spector, nën organizim të ACYPL (American Council of Young Political Leaders) dhe Ambasadës së ShBA-së në Maqedoninë e Veriut.
SHBA 🇺🇸 dhe populli amerikan janë dhe do të vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë partneri ynë strategjik më i besueshëm. Përkrahësit më të mëdhenj të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
