8.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

Rexhepi: Kërkojmë mbylljen e deponisë së egër, shëndeti ynë është në rrezik !

Të nderuar banorë të fshatit Nikushtak dhe Orllancë,
Si këshilltar komunal në komunën e Likovës sot dorëzova kërkesë deri tek Kryetari i Këshillit të Komunës së Likovës që të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal dhe të diskutohet mbi mbylljen/relokimin e deponisë së egër që po ndot ajrin, dëmton shëndetin tonë dhe shkakton fatkeqësi në trafik.

Sipas Nenit 40 të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, Kryetari i Këshillit është i obliguar të thërras mbledhje të jashtëzakonshme në kohën e kërkuar,në të cilën ju ftoj edhe juve si banorë të merrni pjesë.

Dua publikisht të faleminderojë këshilltarët komunal që me nënshkrimet e tyre mbështetën këtë iniciativë për seancë të jashtëzakonshme, me çka dëshmuan që janë të interesuar ta dëgjojnë zërin e banorëve dhe të gjejmë zgjidhje së bashku.

Të ngjajshme

Të fundit