28.7 C
Skopje
E premte, 10 Korrik, 2026

Ndërron jetë nobelisti Shqiptar, Ferid Murad

Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad njoftohet se ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij nga Amerika.

Murad edhe pse i njohur botërisht, ai kishte prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut. Me origjinë ishte shqiptare, të cilën gjë ai asnjëherë nuk e mohoi dhee deklaroi me plot krenari në paraqitjet e tija publike.