Pas menaxhimit të suksesëshëm në shuarjen e 22 vatrave të zjarrit në hapësirë të hapur, në lokacione të ndryshme të vendit nga Qendra e Menaxhimit të krizave bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka zjarre aktive në vend.
Gjithashtu nga QMK njoftojnë se paralelisht me aksionin për zjarret në ambiente të jashtme, zjarrfikësit kanë pasur disa ndërhyrje në djegien e objekteve të ndryshme në zonat e banuara dhe urbane të vendit.
