4.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Është evident përparimi në krijimin dhe implementimin e politikave rinore, por ekzistojnë ende sfida

Të rinjtë, pa dallim të ideologjisë së tyre politike duhet të jenë të bashkuar dhe të luftojnë për realizimin e të drejtave dhe pritjeve të tyre. Është evident përparim i rëndësishëm në krijimin dhe implementimin e politikave rinore, por  ekzistojnë ende sfida. Këto janë pjesë e konkluzioneve nga panel diskutimi i sotëm “Përpjekjet për një të ardhme më të mirë të të rinjve – Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e të rinjve”, në organizim të zyrës lokale të RYCO.

Monika Zajkova, deputete e LDP-së dhe koordinatore e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore të Kuvendit theksoi se ka ende shumë punë që në tërësi të implementohet Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore dhe theksoi se përmes zhvillimit të dialogut mund të përmirësohet gjendja në përgjithësi në shtet.

“Një numër i madh i institucioneve në nivel qendror, përfshirë edhe Kuvendin, nuk kanë nëpunës rinorë. Si të rinj politikë, ju inkurajoj jo vetëm për temën e Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore. Ju duhet të jeni ata që së bashku me organizatat rinore do të kryejnë mbikëqyrje si i njëjti implementohet. U bën thirrje që së bashku të bashkëpunoni rreth të gjitha çështjeve që i prekin të rinjtë dhe të mos lejojnë që ideologjia e ndryshme politike t’ju ndajë në lidhje me kërkesat që i keni për përmirësimin e kushteve në arsimin fillor. Përmes zhvillimit të dialogut ne mund ta përmirësojmë gjendjen në përgjithësi në shtet”, tha Zajkova.

Fisnike Bekteshi Shaqiri, deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim, theksoi se puna e të gjitha institucioneve është që t’i përfshijë të rinjtë në vendimmarrje. Ajo informoi se nga debatet e fundit që i ka pasur me organizatat rinore, është konstatuar se Ligji për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore duhet të ndryshohet.

“Saktë do të them se në cilat nene do të ketë ndryshime dhe plotësime të Ligjit. Do të ketë ndryshime në nenin 1 të Ligjit  në pjesën e Përpjekjeve Rinore dhe Politikave Rinore në të cilin përcaktohet një fushë e cila do t’i përfshijë të gjithë të rinjtë në procesin e krijimit të politikave në nivel kombëtar dhe lokal. Në nenet 14 dhe 15 – Këshilli Këshillues Kombëtar nuk është ende funksional për shkak që nuk ka gatishmëri nga organizatat rinore. Do të ketë ndryshime në nenin 16 – ku shihet moszbatimi i ligjit kur bëhet fjalë për institucionet lokale dhe për shërbimet për të rinjtë. Në nenet 21 dhe 24 – të ndlrmarrin baza ligjore për konkretizimin e detajeve  të cilat janë të lidhura me politikat rinore, ndërsa veçanërisht qendrat rinore”, tha Bekteshi Shaqiri.

Vladimir Gjorgjevski, udhëheqës i zyrës lokale të RIKO-s, porositi se të rinjtë pa dallim të përkatësisë e tyre politike, duhet të jenë të bashkuar dhe jo të ndarë për të punuar në çështje rinore.

Sipas Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, shoqëritë tona po bëhen shoqëri të personave të moshuar, por kjo, siç theksoi nuk duhet të na pengojë të jemi të përkushtuar  në gjeneratën e re dhe t’i inkurajojmë të ngrenë zërin për të ardhmen.

“Është e rëndësishme të kemi një shoqëri civile aktive, por politikat publike i krijojnë partitë. Ka shumë pak hapësirë ​​për manovrim. Nevojiten shumë përmirësime në shoqëri që duhen të bëhen, por nuk duhet të jemi shumë optimistë dhe të themi se vitin e ardhshëm apo këtë vit do të jeni pjesë e një asociacioni apo unioni të caktuar. Duhet qartë ta vërejmë situatën në të cilën ndodhemi në këtë moment, ku shkon e njëjta dhe cili është procesi i anëtarësimit. Nuk duhet të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë për ta përmirësuar gjendjen tonë”, tha Braun.

Gjorgi Tasev, këshilltar i kryeministrit për çështje të të rinjve dhe rinore, theksoi se vitet e fundit është evident i rëndësishëm përparimi në krijimin dhe implementimin e politikave rinore, por ekzistojnë sfida me të cilat përballemi seriozisht, duam t’i zgjidhim, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ndërsektorial, bashkëpunimit në nivel lokal dhe kombëtar, por edhe mundësimin e numrit më të madh të mjeteve financiare për nxitjen  e të rinjve që të përfshihen në proceset e rëndësishme në nivel qendror dhe lokal.Përfaqësuesit të Rusisë i pengon Bujar Osmani, Edi Rama e pyet se cili është problemi

Në fund të panel  diskutimit të sotëm në Kuvend u nënshkrua një deklaratë e përbashkët rinore nga kryetarët e të rinjve të partive që kanë deputetë në Klubin për Çështje dhe Politika Rinore të Kuvendit.

Të ngjajshme

Të fundit