20.8 C
Skopje
E premte, 9 Maj, 2025

Rama: Në rast se integrimi i Shqipërisë në BE varet nga Beleri, kurrë mos hyfshim!

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse integrimi i Shqipërisë mbetet te Fredi Beleri, atëherë le të mos futemi kurrë në BE.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Rama u shpreh se nuk beson se shqetësimi i Greqisë për Belerin nuk do të vazhdojë deri në vitin 2030.

EDI RAMA: “Nuk besoj se do vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030 dhe nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE. Por unë nuk besoj se kjo do mbetet aty, kjo është një çështje që është e pakuptimtë edhe të diskutohet më.

Ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të. Sa i përket, përtej humorit, 2030 për mua nuk ka shumë rëndësi, nëse jemi formalisht apo jo në BE, për mua ka rëndësi që ne të bëhemi një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë, për fëmijët tanë.” 

Të ngjajshme

Të fundit