16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjermania me trajner të ri deri në 2024-tën

Gjermania ka angazhuar trajnerin Julian Nagelsmann për të drejtuar ekipin kombëtar të futbollit të meshkujve, duke i besuar ish-drejtuesit të Bayern Munichut udhëheqjen e skuadrës gjermane, trnasmeton Anadolu.

Federata gjermane e futbollit tha se Nagelsmann ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër deri në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, nikoqire e së cilës është Gjermania.

“Kampionati evropian do të mbahet në vendin tonë. Kjo është diçka e veçantë, diçka që ndodh vetëm brenda disa dekadave”, ka thënë Nagelsmann. “Të kesh një turne të madh në një vend të madh është prioritet. Unë jam shumë i etur për të marrë përsipër këtë sfidë… Vitin e ardhshëm do të jemi një grup i ngushtë”, ka shtuar ai.

Në moshën 36-vjeçare, Nagelsmann është trajneri më i ri i Gjermanisë që nga koha kur 34-vjeçari Otto Nerz mori drejtimin e kombëtares në vitin 1926.

Nagelsmann pason Hansi Flickun, trajneri i parë i Gjermanisë i shkarkuar ndonjëherë nga pozicioni. Federata shkarkoi Flickun më 10 shtator, një ditë pas disfatës 4:1 ndaj Japonisë, duke thelluar humbjet e skuadrës në tri ndeshje dhe ecurinë e saj pa fitore në pesë ndeshje.

Nagelsmann më parë mori drejtimin nga Flick kur u bë trajner i Bayernit në vitin 2021. Ai udhëhoqi ekipin e tij drejt një titulli tjetër të Bundesligës, të dhjetin radhazi, por u shkarkua nga gjiganti bavarez në mars mes shqetësimeve të menaxhmentit se ai nuk po arrinte rezultatet e pritura.

Më 14 tetor Gjermania do të ballafaqohet me Shtetet e Bashkuara në një ndeshje miqësore në East Hartford, Connecticut, pastaj me Meksikën në Philadelphia katër ditë më vonë. Skuadra do të vazhdojë përgatitjet e saj për Euro 2024 kundër Austrisë në Vjenë më 21 nëntor.

Të ngjajshme

Të fundit