Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sonte për Alsat se qeveria serbe nuk është e vetme në akte të tilla, por ka mbështetjen e Rusisë. Si konfirmim për këtë, ministri përmendi faktin se në disa nga automjetet e sekuestruara janë gjetur edhe dokumente ruse.
Prishtina, shtoi ai, tani duhet të shqyrtojë ndryshimin e qasjes së saj në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë.
XHELAL SVEÇLA: “Po sigurisht. Serbia nuk po vepron e vetme. Mund t’ju them se në njërën nga automjetet e sekuestruara bëhet fjalë për 20 automjete të sekuestruara, më saktë 23 automjete me municion dhe pajisje, në njërën prej tyre ka edhe dokumente ruse”.
