7.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

(FOTO) Deputeti “pro-serb” nga Kumanova, Jovanoviq paralajmëron Bilall Kasamin…

Deputeti nga Kumanova me kombësi serbe, Mirosllav Jovanoviq, që është partner koalicioni i LSDM-së, pasi ka shprehur keqardhje në rrjetet sociale për terroristët serb që sulmuan në manastirin e Banjskës në veri të Kosovës, publikisht e ka paralajmëruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pasi ky i fundit e ka mbështetur publikisht kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës, pas sulmit të terroristëve serb.

“Nuk e di sa është gati Kasami ta ndihmojë Kurtin, por me siguri e di se më mirë është të mos i hedhë benzinë zjarrit”, ka shkruar deputeti Jovanoviq.

Gjatë sulmeve të terroristëve në Zveçan, Jovanoviq është shprehur vazhdimisht në mbështetje të tyre.

Të ngjajshme

Të fundit