8.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Lloga: Shqyrtojmë mundësinë për fillimin e procesit të negociatave me Sindikatat

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, gjatë ditës së djeshme u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së Administratorëve Gjyqësor dhe Shoqatave Qytetare.

Në takim u folën për grevën momentale që e zhvillojnë punëtoret e administratës së drejtësisë, problemet dhe kërkesat me të cilat përballen me shërbimin gjyqësor dhe publikun e shërbimeve.

Ministri tha se do të dorëzoj informacionin në Qeveri, dhe me Ministrin e Financave, do ta shqyrtojnë mundësinë për fillim të procesit të negociatave me Sindikatat për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe për të mos ngecur procesin duke lëvizur çështjet në gjykata dhe prokurori publike.

Kryetari i Sindikatës, Trpe Deanovski, falënderoi ministrin Lloga për përpjekjet dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve, njofton Ministria e Drejtësisë.

Të ngjajshme

Të fundit