9.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Bekteshi: “May Energy” – Në pak vite arritëm të bëjmë punë të mëdha në energji

Nis funksionimi i centralit të ri fotovoltaik 55 MW në Novaci i kompanisë “May Energy”, i cili është centrali i parë më i madh diellor në vend.
Urime menaxhmentit të kompanisë për realizimin e këtij investimi, i cili është me rëndësi të madhe për sistemin energjetik në vend.
Në pak vite kemi arritur të bëjmë investime të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë.
Për momentin, në vend funksionojnë centrale fotovoltaike me një fuqi totale të instaluar prej 396 megavat që prodhojnë 610 gigavat orë energji elektrike.
Krahasuar me vitin 2016, kur vendi kishte një kapacitet të instaluar vetëm 17 megavat.
Kjo energji nga centralet fotovoltaike prodhon energji elektrike për 198,000 familje.
Deri në fund të vitit në vendin tonë do të kemi një kapacitet të instaluar prej 550 megavat orë që do të mbulojë nevojat për energji elektrike të 270,000 familjeve në vendin tonë.
Presim që për dhjetë vite vendi ynë të kalojë tërësisht në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, pra të ndalojë prodhimin e qymyrit.

Të ngjajshme

Të fundit