Xhiroja e nëntë ishte në program gjatë fundjavës që lamë pas në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra nga Çairi me fitoren në derbi, grumbullon plot 18 pikë nga të gjitha nëntë ndeshje të luajtura. Pas vetes lë Shkëndijën me 17 pikë, por që ka një ndeshje me pak të luajtur. Sileksi vjen e treta me 16 pikë dhe Struga Trim Lum në pozitën e katërt me 15 pikë, por me dy ndeshje më
Pas kampionëve në fuqi, renditet Brera Strumica me 14 pikë, ndërsa pas saj Tikveshi dhe Rabotniçki me nga 13 pikë. Pozita e tetë i takon Makedonija Gjorçe Petrovit me 11 pikë, ndërkohë katër pozitat e fundit mbahen nga Bregallnica (10 pikë), Voska Sport e Gostivari (nga 7 pikë) dhe Vardari (5 pikë).
Xhiroja e 10-të në program të Superligës së Maqedonisë së Veriut është me 7 tetor, ndërsa të mërkurën do të përballen Shkëndija me Strugën për ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, e cila u shty për shkak angazhimeve të kampionëve në arenën europiane.