9.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Projektligji për falje është dorëzuar në procedurë qeveritare

Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut e ka dorëzuar Projektligjin për faljen në procedurë qeveritare.

Ministria e Drejtësisë ben te ditur se vitin e kaluar formoi një grup punues të përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse të gjyqësorit, si dhe përfaqësues të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga komuniteti shkencor, përcjell INA.

” Gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, nga të cilat janë veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet që përmbahen në sistemet juridike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të atyre shteteve me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.

Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, para së gjithash, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtirat juridike në ligjin ekzistues që u konstatuan në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të disa çështjeve që propozohen të rregullohen me ligjin e ri. Ligji ekzistues për falje është miratuar në vitin 1993 dhe i njëjti ka pësuar ndryshime dhe plotësime të shumta, ndërsa disa dispozita janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, thekson Ministria e Drejtësisë.

Risitë kyçe që i përmban Propozim Ligji janë:

Çështja e të drejtës së Presidentit për t’i falur personat nga dënimi dhe nga ndjekja penale ishte një nga çështjet më të ekspozuara për të cilën grupi punues qëndroi pas zgjidhjes sipas të cilit Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të caktuar.

Shumë domethënëse janë edhe zgjidhjet me të cilat hollësisht është përpunuar procedura për falje, ku janë parashikuar afate të shkurtra për secilin prej institucioneve që janë të përfshira në procedurën për falje. Në të njëjtën kohë, këtu janë të rëndësishme edhe dispozitat konkrete për përgjegjësinë e personave që veprojnë sipas lëndëve, por edhe për përgjegjësinë e eprorëve të tyre.(INA)

Të ngjajshme

Të fundit