A mund që një nga mënyrat për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese të jetë edhe “pazari” me votat, në këmbim të rikthimit të Nikolla Gruevskin në vend?
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se është i gatshëm për të mirën e vendit të pajtohet me kushtet që i shtrohen.
“Unë jam i pari që do të ulet të flet për pajtim, nëse rezultati i atij pajtimi mund të sjell të ardhme më të qartë për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme, të cilat duhet të jetojnë këtu. Përfshirë edhe rikthimin e Gruevskit, përfshi apo jo?
“Po, po, por pajtimi nuk do të thotë amnisti. Pajtimi mund të jetë zbutje e dënimit deri në njëfarë mase. Por… Jo falje të veprave… Absolutisht”, shtoi Bytyqi.
