14.8 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Shqipëri – Çeki, transmetohet në Çarshinë e Shkupit – “Sheshi SKENDERBEU”

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të përballen Shqipëria me Çekinë në stadiumin “Air Albania”, ndeshje kjo shumë e vlefshme për kualifikim në “EURO2024”, informon POPULLI.mk.

Por për të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë dhe ta shikojnë ndeshjen në Tiranë, komuna e Çairit ka menduar edhe për këtë gjë.

Tek “Sheshi SKENDERBEU”Çarshinë e vjetër të Shkupit, do të transmetohet përballja me led-ekran. Nga komuna kanë bërë thirrje që të gjithë të mblidhen bashkë për ta përkrahur Shqipërinë dhe për ta shijuar magjinë e futbollistëve të kombëtares.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit