15.8 C
Skopje
E hënë, 6 Prill, 2026

Sot, “Procesi i Berlinit” në Tiranë

E gjithë Europa do i ketë sot sytë në Tiranë, ku do mbahet samiti i Procesit të Berlinit, i pari ky që ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj, e konsideron këtë samit, i cili do bëjë bashkë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një ngjarje historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja sot në Tiranë e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhje dhe suksese delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan presidenti Begaj.

Të ngjajshme

Të fundit