28.8 C
Skopje
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Edi Sherifovski fitoi medalen e argjendtë në garat ballkanike – Stamboll, Turqi

Kampioni shtetëror i xhudos për peshat deri 81kg Edi Sherifovski doli i argjendtë nga garat ballkanike të cilat u mbajtën në Stamboll të Turqisë. Edi përfaqësoi në menyrë të denjë Maqedoninë e Veriut në këto gara Ballkanike nga të cilat ishte i vetmi përfaqësues shtetëror i vendit tonë i cili u kthye në shtëpi me medalje, informon POPULLI.mk

Përfaqësuesja jonë e seniorëve deri në 23 vjeç këtë fundjavë, 13-15 tetor 2023, mori pjesë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, Turqi.

Në Kampionatin Ballkanik për moshat e reja deri në 23 vjeç morën pjesë garues nga 9 shtete ballkanike: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, RMV, Bullgaria, Moldavia, Rumania, Greqia, Mali i Zi dhe Turqia nikoqire.

Përfaqësuesi ynë Edi Sherifovski fitoi titullin nënkampion ballkanik. Sherifovski fitoi ndaj Selahatin Elnas në çerekfinale, në gjysmëfinale mundi Eren Koçak, në finale u mund nga Nihat Karaçan.

Pjesa tjetër e përfaqësuesve tanë treguan luftime të mira, por nuk arritën të ngjiteshin në podium dhe as të kalonin në ndonjë radhitje më të mirë se sa vendi i pestë (5-të).

Më poshtë janë rezultatet në garat individuale dhe ekipore:

Djemtë:
Resart Huseni (- 66 kg) vendi i 7-të
Andrej Simonoski (- 73 kg) vendi i 7-të
Georgij Magdeski (- 73 kg) vendi i 7-të
Edi Sherifovski (- 81 kg) medalje argjendi🥈
Andrej Çakarovski (- 90 kg) vendi i pestë

Vajzat:
Liliana Nedanovska (- 63 kg) vendi i 7-të
Christina Mantaroska (- 63 kg) vendi i 7-të
Katerina Acevska (+ 78 kg) vendi i 5-të

Rezultatet e garës së ekipit:
RMV (përzierje ekipore) vendi i 5-të

Kujtojmë që Edi Sherifovski është kampion shtetëror i xhudos për peshën që ai i takon për më shumë se 10 vite radhazi.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit