23.8 C
Skopje
E hënë, 6 Prill, 2026

(Reagime) Fotografia që shkaktoi përçarje të madhe në ASH!

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi ku shihen anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Aleancës për Shqiptarët në një tryezë duke pirë kafe e duke buzëqeshur, informon POPULLI.mk

Por kjo fotografi e publikuar nuk është pritur mirë nga disa simpatizantë e posaqërisht nga ata të ASH-së. Mes tyre që e kanë komentuar negativisht fotografinë ka qenë edhe Gadaf Uzairi, i pari ndër themeluesit e degës së ASH-së në Tetovë. Ky i fundit është shprehur kështu:

“Vota për Aleancë ishte votë kundër BDI-së.
Votë e cila ju kërkua qyetetarit dhe antarit të Aleancës për të sjellë ndryshimin në politikën shqipëtare në Maqedoni.
Ju nuk mund aq shum ta nëncmoni votuesin Shqipëtar, por ju edhe mundeni mirpo do ngeleni të turpëruar, dhe me vulë në ballë!”

Kohëve të fundit është përfolur edhe për një përçarje brenda ASH-së e cila siç po duket do të dalë e vërtetë. Kryetari i partisë, Arben Taravari thuhet se nuk i ka raportet e mira me Ziadin Selën dhe familjarin e tij, ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit