Sot është lëshuar në përdorim Departamenti për Ekzaminime Forenzike e cila ka marrë edhe përkrahjen e BE-së. Ja çfarë shkruan Grubi.
ARTAN GRUBI: “Lëshuam në përdorim objektin më të madh në rajon për shërbime forenzike me përkrahje të Bashkimit Europian.
Nga sot Departamenti për hulumtime tekniko – krimininalistike dhe ekspertiza në kuadër të Byrosë për Siguri Publike do të ketë kapacitet të zmadhuar hapësinor dhe laboratore bashkëkohore për realizimin e procedurave të tyre operative që janë mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Për realizimin e këtij projekti u ndanë mjete në vlerë prej 3.600.000 eurove si pjesë e IPA programit.”



