Ligjëruesi në xhaminë “Kapixhi Hamza” në Gazibabë, hoxhë Rafet Zaimi në një intervistë për POPULLI.mk ka folur rreth Lëvizjes e cila u shfaq në Deçan të Kosovës duke thënë se po largohen nga feja islame dhe po kalojnë në paganizëm e në rrënjët e të parëve.
Hoxhë RAFET ZAIMI: “Jo, përkundrazi se neve ky islam na ka tregu që duhet ta kemi edhe kombin. Ai i cili është musliman e ruan edhe kombin e vet. Sidomos tash ne po e cekim një shembull. Në Evropë i vetmi institucion që e ruan kombin, gjuhën, është feja. Në xhamitë që atje flitet në gjuhën shqipe edhe njerëzit e ruajnë kombin e vet nëpërmjet xhamive, nëpërmjet feve. Andaj feja nuk ta pakëson kombin tënd, por muslimani është krenar me atë komb që Allahu xh.sh. ia ka falur”.
© POPULLI.mk
