-1.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Disa nga marrëveshjet Rama-Meloni

Publikohen disa nga nene të marrëveshjes së nënshkruar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe homologia Italiane, Georgia Meloni, lidhur me kampin e refugjatëve që pritet të ndërtohet në Shëngjin dhe Gjadër, nga Agjencia për Median dhe Informimin në varësi të Këshillit të Ministrave.

Edhe pse drafti i firmosur nuk është bërë ende publik, MIA thekson se në Shqipëri nuk do të mbërrijnë më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse. Ndërsa Neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin Maksimal të migrantëve të strehuar: jo më shumë se 3000 migrantë të strehuar në të njëjtën kohë.

Po ashtu, Italia ndërton me shpenzimet e saj, strukturat mbështetëse për sigurinë jashtë perimetrit të strukturave pritëse.

Neni 6 i marrëveshjes sipas MIA specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për migrantët e strehuar, përfshirë:

-çdo kosto të kujdesit shëndetësor
-çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare

Neni 9 i marrëveshjes specifikon se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes

Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.

Të ngjajshme

Të fundit