15.8 C
Skopje
E hënë, 17 Gusht, 2026

Në festën e Nëntorit dhjetë ditë nuk qarkullon linja e vetme në relacionet Shkup-Manastir dhe anasjelltas

Për shkak të prishjes së lokomotivës sot nuk qarkullon treni nga Shkupi për në Manastir, i cili ndalon në Prilep, Veles dhe stacionet e tjera. Lokomotiva është prishur nga e hëna e kaluar dhe kur pas grevës treditore ky dhe trenat e tjerë, duhej  sërish të qarkullojnë, lokomotiva është prishur, informojnë nga “Hekurudhat e Maqedonisë”

Udhëtarët nga Velesi, të cilët për çdo ditë udhëtojnë për në punë dhe në shkolla në Shkup, janë të revoltuar që nuk e kanë këtë tren që shumë do të thotë. Veçanërisht të revoltuar janë banorët e fshatit Azot-Bogomillë, Teovë dhe Sogle, prë të cilët ky tren është e vetmja lidhje me Velesin, Shkupin, Prilepin dhe Manastirin.

Nga “Hekurudha e Maqedonisë” për MIA-n informojnë se me shpejtësi po punohet në rregullimin e lokomtitëve dhe presin prap të lëshohet në qarkullim këtë të mërkure ose të enjte.