21.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Studeniçan, Saraj, Butel, Gjorçe Petrov dhe Qendër

Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike në një periudhë të caktuar kohore do të mbesin një pjesë e konsumatorëve nga komunat e Studeniçanit, Sarajit, Butelit, Gjorçe Petrovit dhe komunës Qendër.

Pa energji elektrike në periudhën prej 10:00 deri në 12:00, do të mbeten shfrytëzuesit nga Cvetova, Preslap Kitkë, Varvara, Karaxhica, Paligradi, Koliçan i Poshtëm, Sollunska gllava, Drislla, Alldincë, Dom Kitkë, Lubosh, Batincë, Pagarushë, Vërtekicë, Draçevicë dhe Ravni Gaber, komunë e Studeniçanit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Bukoviç, komunë e Sarajit.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e objekteve dhe kompanive rreth autoservisit Vizbeg në afërsi të pompës së re të benzinës HIB Petrol në komunën e Butelit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Kuçkovë, komunë e Gjorçe Petrovit, derisa në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Zagrebska”, si dhe kishës Sh. Jovan Kërstitel, komuna Qendër.

Të ngjajshme

Të fundit