Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut thuhet se po vjen dhe jo më larg se janari. POPULLI.mk ka mësuar disa nga emrat që përfliten se mund të marrin postin e kryeministrit në RMV, shkruan POPULLI.mk
Ali Ahmeti është njëri nga emrat më të përfolur, me një karrierë shumë të bujshme në skenën politike në Maqedoninë e Veriut dhe ky do të ishte posti i cili do ta fuste në histori liderin e BDI-së, si i pamposhtur për 20 vite. I dyti është Artan Grubi, aktualisht zv/kryeministër i parë, posti më i lartë që e ka ndonjë shqiptar në Qeverinë aktuale. I treti është Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së i cili para pak kohësh u vlerësua si ministri me notën më të lartë 8,9.
Tre emrat tjerë që përfliten janë Arbana Pasholli, deputete nga radhët e BDI-së. Faton Ahmeti ish drejtor, aktualisht sekretar i përgjithshëm i BDI-së dhe Festim Halili i cili ushtron detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=122160838724000904&set=a.122116871690000904
© POPULLI.mk
