Në vend të rritjes dinjitoze të pensioneve, pagave, bursave dhe shujtave të studentëve, Qeveria BDI-LSDM dhe satelitët e tyre, qytetarëve u jepin vetëm thërrime ndërsa vetë hanë dreka e darka dhe dëfrehen nëpër restorante luksoze, gjithmon në llogari të qytetarëve. BDI-në dhe LSDM-në i ka kapur panika nga humbja në zgjedhje, e për të shpëtuar karriget e tyre luksoze, pagat e majme dhe tenderët milionëshe, bëjnë veprime fyese ndaj qytetarëve, duke tentuar që me nga 1000 denarë ndihmë të manipulojnë.Por qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kjo është vetëm një përpjekje parazgjedhore për korruptim dhe nuk do t’u japin mundësi këtyre politikanëve të tvazhdojnë të pasurohen edge për katër vite të tjera”, deklaroi Durmishi.(INA)
