Moti paradite do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Në lugina do të jetë me mjegull dhe më ftohtë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë.
Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë.
Siç njofton DPHM, të enjten do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Të premten dhe të shtunën do të ketë reshje lokale shiu, në zonat malore me borë.
