19.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Ashpërsohet “lufta e fjalëve” mes Erdoganit dhe Netanyahut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u është përgjigjur akuzave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që e krahasoi atë me ish-liderin nazist, Adolf Hitler.

Netanyahu ka thënë të mërkurën se Erdogani është personi i fundit që mund t’i mbajë atij moral, derisa ia përmendur “gjenocidin kundër kurdëve”.

“Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve dhe që mban rekordin botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë regjimin e tij, është personi i fundit që mund të na predikojë moralin”, ka shkruar në rrjetin social X.

Ushtrinë izraelite, kryeministri izraelit e ka konsideruar si “ushtrinë më morale në botë”, duke theksuar se ajo po lufton për të eliminuar organizatën “më të neveritshme dhe brutale në botë, Hamas-ISIS”.

Netanyahu ka shtuar se presidenti turk ka lavdëruar Hamasin dhe prijësit e tij.

“Ne pamë kampet naziste të Izraelit në stadiume, apo jo?”, ka thënë Erdogani duke iu referuar pamjeve në të cilat shiheshin ushtarët izraelitë duke tubuar palestinezët gjysmë të zhveshur në një stadium në Gaza. “Se jeni ndryshe nga Hitleri?”, ka thënë Erdogani gjatë së mërkurës.

Të ngjajshme

Të fundit