12.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit dedikuar pyetjeve të deputetëve

 Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 137-të, në të cilën do të parashtrohen pyetjet e deputetëve.

Seanca e këtillë plenare mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Kjo është seanca e fundit për parashtrim të pyetjeve të deputetëve.

Konform praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua shtrojnë deputetët e opozitës.