11.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Jasir Asani sot vlen miliona euro, ja shifra…

Nuk do të duhej të investohej një “thesar” për ta marrë.

Jasir Asani mbetet një futbollist me vlerë modeste të kartonit, diçka e kuptueshme për etapat në karrierë, por ngjitja e fortë ka nisur.

Sipas vlerësimit më të fundit nga agjencia e specializuar për tregun e futbollit, “Transfermarkt”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gati dyfishim të çmimit. Nëse në shkurt të këtij viti kartoni i tij ishte 700 mijë euro, tani flasim për 1.2 milionë euro.

Natyrisht, shumë më pak se Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Asllani apo Uzuni, që luajnë në Itali, Angli e Spanjë, por kjo është normale sepse lojtari nga Shkupi aktivizohet në Korenë e Jugut.

Padyshim në këtë rritje kanë ndikuar paraqitjet e tij shumë të mira për kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Europian ku shënoi 3 herë, dhe ndihmoi ekipin që të kualifikohej për në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Edhe në elitën e Koresë së Jugut, Asani po luan mirë dhe ka 7 rrjeta e 3 asistë në 30 ndeshje.

Pritet që në janar të transferohet në Europë, dhe ka zëra se mund të gjejë ekip në La Liga-n e Spanjës.

Të ngjajshme

Të fundit