Për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, nesër (19 janar) transporti publik i NQP Shkup do të funksionojë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 56, 56A, 70, 74, 81, 18 dhe 180 të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.
Të shtunën, 20 janar, do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të linjave të theksuara, të cilat do të funksionojnë sipas itinerarit të së shtunës.
Të premten (19.01.2024) nga ora 7 deri në 14 me kujdestari do të punojnë kiosqet për shitjen e biletave të Qendrës Transportuese dhe atë në “Gjorçe Petrov”, ndërsa të shtunën (20.01.2024) të gjithë do të punojnë sipas orarit të zakonshëm.
Teleferiku çdo ditë do të punojë nga ora 10 deri në 17, njoftoi NQP Shkup.
