24.8 C
Skopje
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kushtetuesja pranoi nismën për bileta falas

Me nismë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që transporti falas me autobusë ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme private. Nga Unioni thonë se së shpejti do t’i njoftojnë nxënësit se kur duhet të aplikojnë për bileta.

“Unioni i nxënësve të shkollave të mesme në RMV arriti të ndikojë për transport publik falas edhe për nxënësit e shkollave të mesme private. Unioni i shkollave të mesme ka ngritur iniciativë për ndryshimin e ligjit për transport publik në vitin 2021. E kemi dorëzuar  iniciativën në Gjykatën Kushtetuese në korrik të vitit 2023, përderisa më 5 dhjetor të njëjtin vit, gjykata vlerësoi se me këtë zgjidhje ligjore vendoset trajtim i ndryshëm i nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me përvetësimin e të drejtës së shfrytëzimit të transportit falas në rastet e dhëna që është në kundërshtim me nenin nëntë, paragrafi dy dhe nenin 44 paragrafi dy të Kushtetutës.”, – u shpreh Berin Muhamed.

Të ngjajshme

Të fundit